Për shërbimin informativ kombëtar
Ligji nr. 8391, datë 28 tetor 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 2 korrik 2026.
- Numri
- 8391
- Data e miratimit
- 28 tetor 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 27, 19 nëntor 1998
- Hyn në fuqi
- 4 dhjetor 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 1998-11-19
LIGJ
Nr.8391, datë 28.10.1998
PËR SHËRBIMIN INFORMATIV KOMBËTAR
Në mbësh tetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Shërbimi Informativ Kombëtar (SHIK) është organ informativ në funksion të sigurimit
kombëtar, që vepron në përputhje me dispozitat kryesore kushtetuese dhe me ligjet e Republikës së
Shqipërisë.
Neni 2
Shërbimi Informativ Kombëtar siguron informacionin e domosdoshëm nga zbulimi dhe
kundërzbulimi për problemet që lidhen me sigurimin kombëtar.
SHIK-u ushtron veprimtarinë e vet duke përdorur mënyra dhe mjete të ligjshme.
Neni 3
Shërbimi Informativ Kombëtar ka këto detyra kryesore:
- Mbledh informacion nga jashtë në funksion të sigurimit kombëtar.
- Kryen veprimtari kundërzbulimi për ruajtjen e integritetit, të pavarësisë e të rendit
kushtetues.
- Mbledh informacion për terrorizmin, për prodhimin dhe trafikun e narkotikëve, për
prodhimin e armëve të dëmtimit në masë, për krimet kundër mjedisit.
- Mbledh informacion për krimin e organizuar, që cenon sigurinë kombëtare.
- Mbron sigurinë e veprimtarisë së vet, të informacionit, të punonjësve dhe të pasurisë me
mjete të përshtatshme, duke përfshirë verifikimin e kualifikimin e kandidatëve, të të punësuarve e të
kontraktuesve.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 29 prill 1999 · 8479 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8391, DATË 28.10.1998 “PËR SHËRBIMIN INFORMATIV KOMBËTAR"
- 12 maj 2005 · 9400 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8391, DATË 28.10.1998 “PËR SHËRBIMININFORMATIV KOMBËTAR”, I NDRYSHUAR
- 2 korrik 2026 · 64/2026 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8391, datë 28.10.1998, "Për Shërbimin Informativ Kombëtar", i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.