Për një ndryshim në ligjin nr.7602, datë 9.9.1992 "Për Gardën e Republikës së Shqipërisë", ndryshuar me ligjin nr.8361, datë 1.7.1998
Ligji nr. 8421, datë 28 tetor 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8421
- Data e miratimit
- 28 tetor 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 27, 19 nëntor 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 1998-11-19
LIGJ
Nr.8421, datë 28.10.1998
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7602, DATË 9.9.1992 "PËR GARDËN E
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8361, DATË 1.7.1998
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.7602, datë 9.9.1992 "Për Gardën e Republikës së Shqipërisë", ndryshuar me ligjin
nr.8361, datë 1.7.1998, neni 3 ndryshohet si vijon:
"Presidenti i Republikës ruhet edhe 4 vjet pas lirimit nga funksioni, kurse Kryetari i Kuvendit
Popullor dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave ruhen edhe 2 vjet pas lirimit nga funksioni i tyre.
Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të Rendit Publik, përcakton kohën dhe mënyrën
e ruajtjes së zyrtarëve të tjerë të lartë shtetërorë, parashikuar në nenin 2 pika b të këtij ligji, gjatë
ushtrimit të detyrave ose deri në 2 vjet pas mbarimit të funksionit të tyre.
Personalitetet e larta të përmendura në paragrafët e mësipërm nuk merren në ruajtje në rastet e
shkarkimit, të lirimit dhe të dorëheqjes së tyre nga funksioni përkatës, për shkak se kanë shkelur
dispozitat kushtetuese apo kanë kryer vepra të tjera penale."
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi me shpalljen e tij nga Presidenti i Republikës.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.