Ligj

PER NDËRMJETËSIMIN PËR ZGJIDHJEN ME PAJTIM TË MOSMARRËVESHJEVE

Ligji nr. 8465, datë 11 mars 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8465
Data e miratimit
11 mars 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 10, 6 prill 1999
Hyn në fuqi
21 prill 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1999-04-06

LIGJ

Nr.8465, datë 11.3.1999

PER NDËRMJETËSIMIN PËR ZGJIDHJEN ME PAJTIM TË MOSMARRËVESHJEVE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, që realizohet nga nje person i tretë

(ndërmjetësi), për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve ndërmjet shtetasve, ndërmjet tyre

dhe subjekteve juridikë, privatë, ose ndërmjet këtyre të fundit, sipas kushteve të parashikuara në

këtë ligj.

Ndërmjetësimi ka për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme prej palëve në

konflikt, që nuk vjen në kundërshtim me ligjin e me zakonet e mira.

Në kuptim të këtij ligji, nuk mund të zgjidhen me ndërmjetësim mos marrëveshjet, për të

cilat është e detyrueshme zgjidhja në rrugë gjyqësore.

Ky ligj nuk përjashton veprimtaritë, të cilat kanë si qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

me mirëkuptim të subjekteve ose në forma të tjera, por pasojat juridike të parashikuara prej tij,

vijnë vetëm për ndërmjetësimin në kuptim të këtij ligji.

Neni 2

Ndërmjetësimi për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve është veprimtari shoqërore,

e pavarur dhe ushtrohet në përputhje me këtë ligj.

Neni 3

Ndërmjetësimi për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve bazohet në barazinë e

palëve, në respektimin e vlerave individuale dhe në paanësinë për zgjidhjen e çështjes.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.