Ligj

PËR ANTIDUMPINGUN

Ligji nr. 8466, datë 24 mars 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8466
Data e miratimit
24 mars 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 13, 26 prill 1999
Hyn në fuqi
26 tetor 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1999-04-26

LIGJ

Nr.8466, datë 24.3.1999

PËR ANTIDUMPINGUN

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 e Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

PJESA I

QËLLIMI, PËRKUFIZIMET DHE PARIMET

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të mbrojë prodhimin vendas në rastet kur dëmtohet dhe pengohet

nga praktika të pandershme të tregtisë ndërkombëtare nëpërmjet dumpingut.

Neni 2

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji:

a) me “dumping” kuptohet futja e një produkti në tregun e një vendi me çmim më të ulët

se vlera e tij normale;

b) me “kufi i dumpingut” kuptohet diferenca ndërmjet çmimit të eksportit dhe vlerës

normale në bazë të krahasimit sipas dispozitave të këtij ligji;

c) me “dëmtim” kuptohet dëmi pasuror që i shkaktohet industrisë së vendit, kërcënimi për

dëmtim pasuror të industrisë së vendit ose pengimi i krijimit të industrisë së vendit;

ç) me “industri të vendit” kuptohen prodhuesit shqiptarë të produkteve të ngjashme, ose

vetëm ajo pjesë e tyre, produkti i përbashkët i të cilëve përbën një pjesë të madhe të prodhimit të

përgjithshëm vendas të këtyre produkteve;

d) me “prodhues të lidhur” kuptohen prodhuesit vendas, që konsiderohen se lidhen me

eksportues ose importues vetëm nëse njëri prej tyre drejt përdrejt ose tërthorazi kontrollon tjetrin

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.