PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8169, DATË 21.12.1996 “PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1648, DATË 20.11.1996 “PËR THELLIMIN E MËTEJSHËM TË PROCESIT TË PRIVATIZIMIT TË BANKAVE TREGTARE ME KAPITAL TËRËSISHT SHTETËROR”
Ligji nr. 8469, datë 31 mars 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8469
- Data e miratimit
- 31 mars 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 13, 26 prill 1999
- Hyn në fuqi
- 11 maj 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1999-04-26
LIGJ
Nr.8469, datë 31.3.1999
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8169, DATË 21.12.1996 “PËR MIRATIMIN ME
NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1648, DATË 20.11.1996 “PËR THELLIMIN E
MËTEJSHËM TË PROCESIT TË PRIVATIZIMIT TË BANKAVE TREGTARE ME
KAPITAL TËRËSISHT SHTETËROR””
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.8169, datë 21.12.1996 1996 “Për miratimin me ndryshime të dekretit
nr.1648, da të 20.11.1996 “Për thellimin e mëtejshëm të procesit të privatizimit të bankave
tregtare me kapital tërësisht shtetëror”” në nenin 4 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Detyrimet e njohura deri tani për kreditë bankare të marra në Bankën Kombëtare
Tregtare nga ish-ndërmarrjet shtetërore, para datës 30.6.1992, të konvertohen në bono thesari me
terma dhe kushte tregtare. Termat dhe kushtet e bonove të thesarit përcaktohen me vendim të
Këshillit të Ministrave.”
Neni 2
Këshilli i Ministrave për vitin 1999 të përdorë fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit
për të përballuar pagesën e interesave, si dhe të parashikojë në buxhet shumat e nevojshme për
përballimin e interesave në vitet në vijim.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2343, datë 6.4.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.