Ligj

PËR KOMPETENCAT E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SI KOMANDANT I PËRGJITHSHËM I FORCAVE TË ARMATOSURA DHE TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT KOMBËTAR

Ligji nr. 8467, datë 31 mars 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8467
Data e miratimit
31 mars 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 11, 9 prill 1999
Hyn në fuqi
9 prill 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 1999-04-09

LIGJ

Nr.8467, datë 31.3.1999

PËR KOMPETENCAT E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SI KOMANDANT I

PËRGJITHSHËM I FORCAVE TË ARMATOSURA DHE TË KËSHILLIT TË

SIGURIMIT KOMBËTAR

Në mbështetje të neneve 81, 84, 168 dhe 169 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi

deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave të funksionimit, të përbërjes së Këshillit

të Sigurimit Kombëtar dhe të kompetencave të Presidentit të Republikës si Komandant i

Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

KREU I

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SI KOMANDANT I PËRGJITHSHËM I FORCAVE TË

ARMATOSURA

Neni 2

Presidenti i Republikës është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Ai

drejton të gjithë veprimtarinë e tyre në kohë paqe dhe në kohë lufte.

Presidenti i Republikës, në kohë paqe e ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura

nëpërmjet Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes.

Neni 3

Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, emëron e shkarkon Shefin e

Shtabit të Përgjithshëm, si dhe, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, emëron e shkarkon

komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është përgjegjës përpara Presidentit të Republikës,

Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes për përgatitjen dhe gatishmërinë luftarake të ushtrisë, si

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.