PËR PRANIMIN NË SHQIPËRI TË NJË FORCE USHTARAKE TË NATO-S PËR MBËSHTETJE TË OPERACIONEVE USHTARAKE NË RAJON
Ligji nr. 8470, datë 7 prill 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8470
- Data e miratimit
- 7 prill 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 11, 9 prill 1999
- Hyn në fuqi
- 9 prill 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 1999-04-09
LIGJ
Nr.8470, datë 7.4.1999
PËR PRANIMIN NË SHQIPËRI TË NJË FORCE USHTARAKE TË NATO-S PËR
MBËSHTETJE TË OPERACIONEVE USHTARAKE NË RAJON
Në mbështetje të neneve 12 pika 3, 83 pika 1 dhe 84 pika 4 të Kushtetutës, me kërkesën e
Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Pranohet në Shqipëri një forcë ushtarake e NATO -s dhe lejohet për kryerjen e
operacioneve ushtarake për përballimin e problemeve humanitare, të gjendjes dhe sigurisë
kombëtare, si dhe për mbështetje të operacioneve ushtarake në rajon.
Neni 2
Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.2345, datë 8.4.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.