PËR RIKTHIM NË SHOQËRITË HUMARRËSE TË VLERAVE FINANCIARE TË PËRFITUARA NGA ANA E PERSONAVE FIZIKË E JURIDIKË NGA SHITJA E PASURISË APO TRANSAKSIONEVE TË PRONËSISË
Ligji nr. 8472, datë 8 prill 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8472
- Data e miratimit
- 8 prill 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 13, 26 prill 1999
- Hyn në fuqi
- 11 maj 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1999-04-26
LIGJ
Nr.8472, datë 8.4.1999
PËR RIKTHIM NË SHOQËRITË HUMARRËSE TË VLERAVE FINANCIARE TË
PËRFITUARA NGA ANA E PERSONAVE FIZIKË E JURIDIKË NGA SHITJA E
PASURISË APO TRANSAKSIONEVE TË PRONËSISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Fusha e veprimit të ligjit
1.1. Ky ligj u jep të drejtën administratorëve të kryejnë veprimet për rikthimin e vlerave
financiare të përfituara në mënyrë joligjore apo në mashtrim, nga persona fizikë e juridikë, të cilët
kanë shitur pasuritë e tyre apo kanë kryer transaksione të shitblerjes së pronësisë, subjekteve të
ligjit nr.8227, datë 30.7.1997 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8215, datë 9.5.1997 “Për
kontrollin financiar të personave juridikë, jobankarë, që kanë marrë hua nga publiku i gjerë””.
1.2. Përcakton rregullin dhe procedurat që do të zbatohen nga administratorët për kthimin
nga personat fizikë e juridikë të vlerave financiare të përfituara nga shitja e pronave, mbi çmimet
e privatizimit apo çmimi mesatar përkatës i shitjes në tregun e lirë, me qëllim realizimin e vlerave
financiare për shpërndarje kreditorëve.
Neni 2
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji:
a) “Çmimi i privatizimit” nënkupton çmimin e blerjes së objektit nëpërmjet tenderit,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.