Ligj

PËR NXJERRJEN E DETYRIMEVE DEBITORE DHE RIKTHIMIN E VLERAVE PASURORE NË LLOGARITË E PERSONAVE JURIDIKË, JOBANKARË QË KANË MARRË HUA NGA PUBLIKU I GJERË

Ligji nr. 8471, datë 8 prill 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8471
Data e miratimit
8 prill 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 13, 26 prill 1999
Hyn në fuqi
11 maj 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1999-04-26

LIGJ

Nr.8471, datë 8.4.1999

PËR NXJERRJEN E DETYRIMEVE DEBITORE DHE RIKTHIMIN E VLERAVE

PASURORE NË LLOGARITË E PERSONAVE JURIDIKË, JOBANKARË QË KANË

MARRË HUA NGA PUBLIKU I GJERË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ky ligj përcakton detyrimet e debitorëve të ndryshëm, fizikë a juridikë, vendas e të huaj,

kundrejt subjekteve të kontrollit dhe personave të lidhur në kuptim të nenit 4 të ligjit nr.8227, datë

30.7.1997 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8215, datë 9.5.1997 “Për kontrollin

financiar të personave juridikë, jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë””, si dhe

përcakton kohën, mënyrën dhe vlerën e arkëtimit të detyrimeve debitore dhe rikthimin e pasurive

nga të tretët pranë administratorëve, me qëllim të shlyerjes sa më mirë të kreditorëve.

Neni 2

Me “debitorë”, sipas këtij ligji, konsiderohen grupet e mëposhtme:

2.1 Të gjithë personat fizikë e jurid ikë, vendas e të huaj, të cilët kanë ende detyrime të

çfarëdo natyre të pashlyera kundrejt personave të parashikuar në nenin 1 të këtij ligji, që, sipas

Kodit Civil, në çastin e përmbushjes së detyrimit i ka kaluar afati i përmbushjes së tyre dhe duhet

t’i kthejnë ato pranë administratorit, për t’u përdorur prej tij, për të përmbushur detyrimet e

shoqërive huamarrëse kundrejt kreditorëve të tyre.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.