PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS KONSULLORE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KROACISË
Ligji nr. 8475, datë 14 prill 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8475
- Data e miratimit
- 14 prill 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 17, 15 korrik 1999
- Hyn në fuqi
- 30 korrik 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 1999-07-15
LIGJ
Nr.8475, datë 14.4.1999
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS KONSULLORE NDËRMJET REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KROACISË
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 e 121 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.8371, datë
9.7.1998 “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare” me propozimin e Këshillit
të Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ratifikohet Konventa Konsullore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së
Kroacisë, nënshkruar më 14.9.1996.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KONVENTË KONSULLORE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
REPUBLIKËS SË KROACISË
Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kroacisë,
Me dëshirën për të forcuar miqësinë dhe për të thelluar bashkëpunimin e frytshëm
reciprok,
Të nisur nga dëshira për rregullimin dhe përparimin e marrëdhënieve konsullore ndërmjet
dy shteteve në përputhje me parimet e lehtësimit sa më të madh të mbrojtjes së të drejtave dhe
interesave të shtetasve të tyre;
Vendosën të lidhin Konventën Konsullore dhe u morën vesh si më poshtë:
KREU I PARË
PËRKUFIZIME
Neni 1
1. Për qëllimet e kësaj Konvente, shprehjet e mëposhtme do të kuptohen siç përcaktohet
më poshtë:
(1) “Përfaqësi Konsullore” tregon çdo konsullatë të përgjithshme, konsullatë, nën-
konsullatë ose agjenci konsullore;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.