Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7805, DATË 16.3.1994 “PËR TATIMIN MBI PASURINË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7930, DATË 11.5.1995 DHE NR.8344, DATË 13.5.1998

Ligji nr. 8511, datë 15 korrik 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8511
Data e miratimit
15 korrik 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 23, 4 shtator 1999
Hyn në fuqi
19 shtator 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 1999-09-04

LIGJ

Nr.8511, datë 15.7.1999

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7805, DATË 16.3.1994 “PËR TATIMIN MBI

PASURINË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7930,

DATË 11.5.1995 DHE NR.8344, DATË 13.5.1998

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7805, datë 16.3.1994 “Për tatimin mbi pasurinë në Republikën e Shqipërisë”,

ndryshuar me ligjet nr.7930, datë 11.5.1995 dhe ligjin nr.8344, datë 13.5.1998, neni 17, tarifa e

tatimit për ndërtesat ndryshon si vijon:

“1. Ndërtesë banimi (lekë për m2, në vit)

1. Në qytet:

a) Banesa të veçanta 10

b) Banesa në bashkëpronësi 5

2. Në fshat: 4"

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2425 datë 22.7.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.