Ligj

PËR PRIVATIZIMIN E SHOQËRISË ANONIME “ALBANIAN MOBILE COMUNICATION” (AMC)

Ligji nr. 8515, datë 21 korrik 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8515
Data e miratimit
21 korrik 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 23, 4 shtator 1999
Hyn në fuqi
19 shtator 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 1999-09-04

LIGJ

Nr. 8515, datë 21. 7. 1999

PËR PRIVATIZIMIN E SHOQËRISË ANONIME “ALBANIAN MOBILE

COMUNICATION” (AMC)

Në mbështetje të nenit 78 dhe të nenit 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Shoqëria anonime “Albanian Mobile Comunication (AMC)” i nënshtrohet privatizimit në

bazë të nenit 4 të ligjit nr. 8306, datë 14. 3. 1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me

rëndësi të veçantë”.

Neni 2

Privatizimi i “AMC-së”, sha, do të realizohet përmes transferimit të të gjitha aksioneve të

zotëruara nga shteti.

Neni 3

Formula e privatizimit të aksioneve të “AMC-së”, sha, është:

1. Jo më pak se 51 deri 85 për qind e aksioneve të kapitalit u ofrohen investitor ëve

strategjikë, të cilët janë shoqëri të specializuara në fushën e telekomunikacioneve.

Paketa e aksioneve të parashikuara në paragrafin e mësipërm do të transferohet nëpërmjet

shitjes me tender të hapur ndërkombëtar.

2. Deri në 15 për qind e aksioneve të kapitalit u ofrohet subjekteve të mëposhtëm:

Ish-pronarëve të mëparshëm të truallit, sipas vlerës së përfshirë në kapitalin e shoqërisë,

siç përcaktohet në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 312, datë 30. 6. 1994 dhe në bazë të

akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Punonjësve të “AMC -së”, sha, me anë të shkëmbimit të aksioneve me bonot e

privatizimit të zotëruara prej tyre.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.