Ligj

PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Ligji nr. 8517, datë 22 korrik 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8517
Data e miratimit
22 korrik 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 23, 4 shtator 1999
Hyn në fuqi
4 janar 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 1999-09-04

LIGJ

Nr. 8517, datë 22.7.1999

PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Në mbështetje të neneve 35, 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Ky ligj ka për qëllim të garantojë mbrojtjen dhe përdorimin e ligjshëm të të dhënave

personale dhe trajtimin e tyre nga autoriteti publik.

Neni 2

Përkufizime

Termat e mëposhtme do të kuptohen si vijon:

a) Me “të dhënë personale” do të kuptohet çdo e dhënë për një individ të identifikuar ose

të identifikueshëm nga kjo e dhënë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë;

b) me “të dhënë personale sensitive” do të kuptohen të dhëna të tilla si:

- origjina racore dhe etnike, bindjet dhe përkatësitë politike, bindjet fetare dhe të tjera;

- gjendja shëndetësore, jeta seksuale dhe gjendja penale;

c) me “ trajtim të të dhënave” do të kuptohet çdo veprim i kryer me apo pa ndihmën e

mjeteve elektronike, për mbledhjen, regjistrimin, organizimin, ruajtjen, përpunimin, modifikimin,

seleksionimin, nxjerrjen, ballafaqimin, përdorimin, bllokimin, komunikimin, shpërndarjen,

fshirjen, shkatërrimin, si dhe çdo veprim tjetër, të të dhënave;

ç) me “subjekt të të dhënave personale”, do të kuptohet çdo individ, me të cilin lidhen të

dhënat personale;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.