Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8087, DATË 13. 3. 1996 “PËR SIGURIMIN SHOQËROR SUPLEMENTAR TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Ligji nr. 8521, datë 30 korrik 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8521
Data e miratimit
30 korrik 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 23, 4 shtator 1999
Hyn në fuqi
19 shtator 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 1999-09-04

LIGJ

Nr. 8521, datë 30.7.1999

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8087, DATË 13. 3. 1996 “PËR

SIGURIMIN SHOQËROR SUPLEMENTAR TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË

ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kusht etutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr. 8087, datë 13. 3. 1996 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Titulli i ligjit nr. 8087, datë 13. 3. 1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të

ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” ndryshohet si vijon:

“Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të

Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe Shërbimit Informativ

Kombëtar”

Neni 2

Pas nenit 1 shtohet neni 1/1 me këtë përmbajtje:

“Përfitojnë sipas këtij ligji ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së

Shqipërisë, të Ministrisë së Rendit Publik, të Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ish-ushtarakët e

Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Vjetërsia e shërbimit si ushtarak aktiv për efekt të përfitimit të pensionit të parakohshëm

për vjetërsi shërbimi llogaritet nga dita e titullimit oficer apo nënoficer në Forcat e Armatosura të

Republikës së Shqipërisë, të Ministrisë së Rendit Publik, të Shërbimit Informativ Kombëtar dhe

të ish-Ministrisë së Brendshme. ”

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.