PËR UJITJEN DHE KULLIMIN
Ligji nr. 8518, datë 30 korrik 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 21 janar 2008.
- Numri
- 8518
- Data e miratimit
- 30 korrik 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 24, 13 shtator 1999
- Hyn në fuqi
- 28 shtator 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 1999-09-13
LIGJ
Nr.8518, datë 30.7.1999
PËR UJITJEN DHE KULLIMIN
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka për qëllim:
a) të përcaktojë kuadrin ligjor për krijimin dhe funksionimin e shoqatave të përdoruesve
të ujit, të federatave, të shoqatave të përdoruesve të ujit dhe të bordeve të kullimit;
b) të përcaktojë kuadrin institucional që t’i shërbejë një politike kombëtare për ujitjen,
kullimin, mbrojtjen nga përmbytja dhe erozioni;
c) të përcaktojë të drejtat dhe detyrat e personave fizikë dhe juridikë që merren me
ujitjen, kullimin dhe mbrojtjen nga përmbytja dhe erozioni;
ç) të rregullojë transferimin e të drejtave të përdorimit të sistemeve të ujitjes shoqatave të
përdoruesve të ujit dhe federatave të shoqatave të përdoruesve të ujit;
d) të rregullojë transferimin e të drejtave të përdorimit të sistemeve të kullimit dhe të
veprave të mbrojtjes nga përmbytja tek bordet e kullimit.
Neni 2
Përkufizime
Në kuptimin e këtij ligji termat kanë këto kuptime:
“Shoqatë” është bashkësia e individëve përdorues të ujit, e krijuar në përputhje me
dispozitat e këtij ligji dhe të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.
“Mbledhja e shoqatës” është organi kryesor vendimmarrës i shoqatës.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 21 janar 2008 · 9860 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8518, datë 30.7.1999 “Për ujitjen dhe kullimin
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.