Ligj

PËR PËRJASHTIMIN NGA SHËRBIMI I DETYRUESHËM USHTARAK TË SHTETASVE SHQIPTARË – USHTARË, NË PERIUDHËN 27 SHKURT - 28 MARS 1997

Ligji nr. 8617, datë 1 qershor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8617
Data e miratimit
1 qershor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 15, 21 qershor 2000
Hyn në fuqi
6 korrik 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2000-06-21

LIGJ

Nr. 8617, datë 1.6.2000

PËR PËRJASHTIMIN NGA SHËRBIMI I DETYRUESHËM USHTARAK TË SHTETASVE

SHQIPTARË – USHTARË, NË PERIUDHËN 27 SHKURT - 28 MARS 1997

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Shtetasit shqiptarë, që në periudhën 27 shkurt – 28 mars 1997 i shin të inkuadruar në njësitë

dhe në repartet e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë si ushtarë në shërbimin e

detyrueshëm ushtarak dhe që pas kësaj periudhe nuk e kanë kryer ose po e kryejnë kohën e mbetur të

këtij shërbimi, përjashtohen nga ky detyrim.

Neni 2

Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes të përfundojë dokumentacionin për shtetasit shqiptarë që

përjashtohen nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, sipas nenit 1 të këtij ligji, brenda datës 30 shtator

2000.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare

Shpallur me dekretin nr.2646, datë 8.6.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep

Meidani.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.