Ligj

PËR URDHRIN E MJEKËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 8615, datë 1 qershor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 18 nëntor 2004.

Numri
8615
Data e miratimit
1 qershor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 15, 21 qershor 2000
Hyn në fuqi
6 korrik 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2000-06-21

LIGJ

Nr. 8615, datë 1.6.2000

PËR URDHRIN E MJEKËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë është ent publik, i cili përfaqëson interesat e përbashkëta të profesioneve mjekësore dhe rregullon marrëdhëniet midis tyre në funksion të publikut.

Neni 2

Urdhri i Mjekëve përbëhet nga mjekët e stomatologët që ushtrojnë profesionin në Republikën e Shqipërisë dhe që përmbushin kushtet për të qënë anëtarë sipas këtij ligji.

Anëtarë të Urdhrit të Mjekëve bëhen mjekët e stomatologët, shtetas shqiptarë, të diplomuar në Republikën e Shqipërisë ose jashtë saj dhe që pranojnë Kodin Deontologjik Mjekësor Shqiptar.

Përjashtohen nga ky detyrim, por jo nga e drejta e anëtarësimit në këtë organizëm, mjekët funksionarë të administratës shtetërore, për sa kohë që ata nuk ushtrojnë veprimtari të mirëfilltë profesionale mjekësore ose shëndetësore.

Neni 3

Asnjë individ nuk mund të ushtrojë profesionin e mjekut ose të stomatologut në Republikën e Shqipërisë pa qenë anëtar i Urdhrit të Mjekëve. Punëdhënësit në institucionet shëndetësore publike e private ndalohen t’i punësojnë ata në kundërshtim me këtë dispozitë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 18 nëntor 2004 · 9318 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8615, DATË 1.6.2000 “PËR URDHRIN E MJEKËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.