PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8440, DATË 13.1.1999 “PËR REGJISTRIMIN, MËNYRËN E PËRDORIMIT DHE KONTROLLIN E MJETEVE LUNDRUESE NËN 20 NRT””
Ligji nr. 8616, datë 1 qershor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8616
- Data e miratimit
- 1 qershor 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 21 qershor 2000
- Hyn në fuqi
- 6 korrik 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2000-06-21
LIGJ
Nr. 8616, datë 1.6.2000
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8440, DATË 13.1.1999 “PËR REGJISTRIMIN, MËNYRËN E PËRDORIMIT DHE KONTROLLIN E MJETEVE LUNDRUESE NËN 20 NRT””
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8440, datë 13.1.1999 “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese nën 20 NRT” bëhen këto ndryshime e shtesa:
Neni 1
Neni 6 formulohet si më poshtë:
“Ndalohet regjistrimi dhe përdorimi i mjeteve lundruese të konstruktuara, me shpejtësi mbi 20 milje në orë dhe me fuqi motorike mbi 70 kuaj fuqi, me përjashtim të motobarkave që shërbejnë për peshkim.”
Neni 2
Neni 9 formulohet si më poshtë:
“Për çdo mjet lundrimi, i cili kalon 2 milje nga bregu i detit dhe 0.2 milje për Kanalin e Korfuzit, drejtuesi i mjetit duhet të njoftojë kapitenerinë e portit më të afërt, jo më pak se 24 orë përpara dhe të konfirmojë dy orë përpara çdo veprimi për zhvendosjen e mjetit, për vendin e ridislokimit, për kohën e nisjes dhe të kthimit dhe për vendin ku do të kryejë veprimtarinë.”
Mënyrat dhe kodet e komunikimit përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Rendit Publik dhe të Ministrit të Transportit.
Neni 3
Në nenin 10, pas paragrafit të katërt, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.