Ligj

PËR TELEKOMUNIKACIONET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 8618, datë 14 qershor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 6 nëntor 2006.

Numri
8618
Data e miratimit
14 qershor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 7 nëntor 2000
Hyn në fuqi
22 nëntor 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 2000-11-07

LIGJ

Nr. 8618, datë 14.6.2000

PËR TELEKOMUNIKACIONET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj rregullon veprimtarinë e telekomunikacioneve në Republikën e Shqipërisë dhe synon të mbrojë interesat publikë dhe të krijojë një mjedis rregullator transparent, që ndihmon nxitjen e investimeve dhe konkurencën e lirë.

Neni 2

Përkufizime

Për zbatimin e këtij ligji termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Administrimi i spektrit” është veprimtaria teknike, administrative dhe juridike për një përdorim të frytshëm të spektrit të radiofrekuencave në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare.

2. “Aksesi në Internet” është shërbimi, i cili mundëson aksesin në rrjetin dhe shërbimet e Internetit.

3. ”Interkoneksion” është lidhja fizike dhe logjike e rrjeteve publike të telekomunikacioneve që përdoruesit e shërbimeve publike të telekomunikacioneve të një operatori publik telekomunikacionesh, të lidhen ose të komunikojnë me përdoruesit e shërbimeve publike të telekomunikacioneve të një operatori tjetër publik telekomunikacionesh.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 16 tetor 2006 · 9625 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8618, datë 14.6.2000 “Për telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë”
  2. 6 nëntor 2006 · 9637 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8618, datë 14.6.2000 “Për telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.