PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7874, DATË 17.11.1994 “PËR STATUSIN E VETERANIT TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8526, DATË 23.9.1999
Ligji nr. 8664, datë 18 shtator 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8664
- Data e miratimit
- 18 shtator 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 30, 10 qershor 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2000-06-10
LIGJ
Nr. 8664, datë 18.9.2000
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7874, DATË 17.11.1994 “PËR STATUSIN E VETERANIT TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8526, DATË 23.9.1999
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7874, datë 17.11.1994 “Për Statusin e Veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, ndryshuar me ligjin nr.8526, datë 23.9.1999, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në shkronjën “d” të nenit 3 shtohet paragrafi i mëposhtëm:
“Të tilla vlerësohen edhe dokumentet e lëshuara nga arkivat shtetërore të rretheve dhe të institucioneve shtetërore, në bazë të të dhënave të dosjeve personale që kanë në ruajtje.”
Neni 2
Në nenin 3 pas shkronjës “e” shtohen paragrafët e mëposhtëm:
“Kur mungojnë dokumentet e kërkuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç” dhe “d”, pjesëmarrja në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe qenia veteran i saj mund të vërtetohen me vendimin e Komisionit Qendror të Statusit të Veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.