Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.53/2019 "Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë"
Ligji nr. 69/2023, datë 21 korrik 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 69/2023
- Data e miratimit
- 21 korrik 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 124, 21 gusht 2023
- Hyn në fuqi
- 5 shtator 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 124, datë 2023-08-21
LIGJ
Nr. 69/2023
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 53/2019,
“PËR AKADEMINË E SHKENCAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 53/2019, “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë” bëhen shtesat dhe
ndryshimet si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 6, pika 3 riformulohet si më poshtë:
“3. Asambleja zgjedh edhe anëtarë të jashtëm ndër personat me shtetësi apo origjinë shqiptare me
banim jashtë vendit, figura të shkencës e të kulturës, si dhe anëtarë nderi ndër figurat e shkencës e të
kulturës që janë shtetas joshqiptarë me banim jashtë vendit, të cilët me punimet e tyre kanë ndikuar në
ecurinë e mendimit e të zbatimit të shkencës në Shqipëri apo në promovimin e të vërtetave dhe të
vlerave të origjinës, gjuhës e kulturës shqiptare.
Numri i anëtarëve të nderit është deri në 15. Personat me origjinë shqiptare, që janë anëtarë me të
drejta të plota të një akademie pjesëtare të “All European Academies”, fitojnë drejtpërdrejt statusin e
anëtarit të jashtëm të Akademisë së Shkencave, e cila formalizohet nga një mbledhje ceremoniale e
Asamblesë.”.
Neni 2
Neni 10 riformulohet si më poshtë:
“Anëtarët e jashtëm dhe ata të nderit kanë të drejtë të marrin pjesë në mbledhjet e Asamblesë pa të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.