PËR REGJISTRIMIN, KLASIFIKIMIN, MËNYRËN E PËRDORIMIT DHE KONTROLLIN E MJETEVE LUNDRUESE ME MOTOR, ME TONAZH NËN 20 NT
Ligji nr. 8663, datë 18 shtator 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 17 prill 2014.
- Numri
- 8663
- Data e miratimit
- 18 shtator 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 10 qershor 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2000-06-10
LIGJ
Nr.8663 , datë 18.9.2000
PËR REGJISTRIMIN, KLASIFIKIMIN, MËNYRËN E PËRDORIMIT DHE KONTROLLIN E MJETEVE LUNDRUESE ME MOTOR, ME TONAZH NËN 20 NT
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA E PARË
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj rregullon mënyrën e regjistrimit, të klasifikimit, të përdorimit dhe të kontrollit të mjeteve lundruese me motor, me tonazh neto të regjistrit nën njëzet ton (20NT) dhe ka për qëllim disiplinimin e përdorimit dhe sigurimin e kontrollit të këtyre mjeteve.
Neni 2
Përkufizimi i mjetit lundrues
Në kuptim të këtij ligji, me mjet lundrues kuptojmë mjetin lundrues me motor, me tonazh nën 20 NT, që ka një fuqi të përgjithshme të motorit ose të motorëve më të lartë se 30 kilovatë/orë ose 40,8 kuaj/fuqi HP, të klasifikuar si të tillë nga Regjistri Detar Shqiptar ose nga institucionet korresponduese të shteteve të tjera.
Neni 3
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet për mjetet lundruese, objekt i këtij ligji, që mund të përdoren në det, në liqene dhe në lumenj.
2. Ky ligj nuk zbatohet për mjetet lundruese në përdorim të forcave të armatosura, të kapitenerisë së porteve, të forcave të policisë, të doganave dhe të organeve të tjera të parashikuara me ligj.
3. Ky ligj nuk zbatohet edhe për mjetet e përcaktuara vetëm për peshkim, për të cilat zbatohen ligjet në fuqi.
PJESA E DYTË
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 17 prill 2014 · 38/2014 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8663, DATË 18.9.2000, “PËR REGJISTRIMIN, KLASIFIKIMIN, MËNYRËN E PËRDORIMIT DHE KONTROLLIN E MJETEVE LUNDRUESE ME MOTOR, ME TONAZH NËN 20 NT”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.