PËR RATIFIKIMIN E “KONTRATËS PËR BLERJEN E AKSIONEVE TË SHOQËRISË ANONIME AMC”
Ligji nr. 8660, datë 18 shtator 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8660
- Data e miratimit
- 18 shtator 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 10 qershor 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2000-06-10
LIGJ
Nr.8660, datë 18.9.2000
PËR RATIFIKIMIN E “KONTRATËS PËR BLERJEN E AKSIONEVE TË SHOQËRISË ANONIME AMC”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Kontrata për blerjen e aksioneve të shoqërisë anonime AMC”, lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit dhe konsorciumit Cosmote/Telenor, i klasifikuar i pari në tenderin për AMC-në.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2749, datë 22.9.2000, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.
Kontratë për Blerje Aksionesh
Korrik 25,2000
Kjo kontratë lidhet më 25 korrik 2000
midis
Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit të Republikës së Shqipërisë, me seli në Tiranë, Sheshi Skënderbej, e përfaqësuar nga Shkëlqesia e Tij, Ministri Mustafa Muçi (më poshtë referuar si “Shitësi”)
dhe
Z. Evangelos Martigopoulos dhe Z. Ivar Sliper (më poshtë “Nënshkruesit”), për dhe në emër të Cosmoholding - Albania S.A., një shoqëri në formim e sipër sipas të drejtës së Greqisë, (më poshtë “Blerësi), aksionerët e së cilës janë Cosmote Mobile Telecommunications S.A. dhe Telenor International AS.
Meqënëse ekzistojnë këto Kushte Paraprake
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.