PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS SË AARHUSIT PËR TË DREJTËN E PUBLIKUT PËR TË PASUR INFORMACION, PËR TË MARRË PJESË NË VENDIMMARRJE DHE PËR T’IU DREJTUAR GJYKATËS PËR ÇËSHTJET E MJEDISIT”
Ligji nr. 8672, datë 26 tetor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8672
- Data e miratimit
- 26 tetor 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 35, 11 tetor 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 35, datë 2000-10-11
LIGJ
Nr. 8672, datë 26.10.2000
PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS SË AARHUSIT PËR TË DREJTËN E PUBLIKUT
PËR TË PASUR INFORMACION, PËR TË MARRË PJESË NË VENDIMMARRJE DHE
PËR T’IU DREJTUAR GJYKATËS PËR ÇËSHTJET E MJEDISIT”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Konventa e Aarhusit për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të
marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2776, datë 3.11.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani
KONVENTA
PËR TË DREJTËN E PUBLIKUT PËR INFORMACION, PJESËMARRJE NË
VENDIMMARRJE DHE TË DREJTËN PËR T’IU DREJTUAR GJYKATËS, PËR ÇËSHTJE
QË LIDHEN ME MJEDISIN
Aarhus, DENMARK
25 qershor 1998
Palët në këtë Konventë,
Duke pasur parasysh parimin 1 të, Deklaratës së Stokholmit mbi Mjedisin Human Njerëzor,
Duke pasur parasysh parimin 10 të Deklaratës së Rio-s mbi Mjedisin dhe Zhvillimin,
Duke pasur parasysh më tej Rezolutat e Asamblesë së Përgjithsh me 37/7 të 28 tetor 1982 në
lidhje me Kartën Botërore për Natyrën dhe 45/94 të 14 Dhjetorit 1990, mbi nevojën e sigurimit të një
mjedisi të shëndetshëm për mirëqenien e individëve,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.