Ligj

PËR PUSHTETET DHE AUTORITETET E KOMANDIMIT E TË DREJTIMIT STRATEGJIK TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 8671, datë 26 tetor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 19 shkurt 2004.

Numri
8671
Data e miratimit
26 tetor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 37, 24 nëntor 2000
Hyn në fuqi
9 dhjetor 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2000-11-24

LIGJ

Nr. 8671, datë 26.10.2000

PËR PUSHTETET DHE AUTORITETET E KOMANDIMIT E TË DREJTIMIT STRATEGJIK TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 169 pika 4 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI :

Neni 1

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i pushteteve dhe i autoriteteve të komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Përkufizime

Për qëllimet e kuptimit të këtij ligji:

"Pushtet" është zotërimi i së drejtës të komandimit dhe të drejtimit mbi të tjerët, sipas ligjit. Pushteti nënkupton edhe institucionin ose personin, që e gëzon këtë të drejtë.

"Autoritet" është e drejta e ushtrimit të pushtetit, të dhënë me ligj ose të deleguar. Autoriteti nënkupton edhe institucionin ose individin që e gëzon këtë të drejtë.

"Komandim" nënkupton autoritetin që i jepet me ligj një individi të Forcave të Armatosura për udhëheqjen, komandimin dhe drejtimin e forcës ushtarake.

"Komandim i plotë" nënkupton autoritetin ushtarak dhe përgjegjësinë e eprorit për t'u dhënë urdhëra vartësve. Ky përfshin të gjitha aspektet ushtarake dhe administrative.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 19 shkurt 2004 · 9194 · PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8671, DATË 26.10.2000, “PËR PUSHTETET DHE AUTORITETET E KOMANDIMIT E TË DREJTIMIT STRATEGJIK TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.