PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8474, DATË 14.4.1999 “PËR MIRATIMIN E NOMENKLATURËS DHE TARIFËS DOGANORE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8558, DATË 22.12.1999
Ligji nr. 8712, datë 15 dhjetor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8712
- Data e miratimit
- 15 dhjetor 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 42, 16 dhjetor 2000
- Hyn në fuqi
- 31 dhjetor 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 42, datë 2000-12-16
L I G J
Nr. 8712, datë 15.12.2000
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8474, DATË 14.4.1999 “PËR MIRATIMIN E NOMENKLATURËS DHE TARIFËS DOGANORE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8558, DATË 22.12.1999
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8474, datë 14.4.1999, “Për miratimin e nomenklaturës dhe të tarifës doganore”, ndryshuar me ligjin nr.8558, datë 22.12.1999 “Për disa ndryshime në ligjin nr.8474, datë 14.4.1999”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në krerët dhe nënkrerët e nomenklaturës së mallrave me tarifë doganore 18 për qind, tarifa doganore ndryshohet dhe zëvendësohet me tarifën doganore prej 15 për qind.
Neni 2
Në krerët dhe nënkrerët e nomenklaturës së mallrave me tarifë doganore prej 5 për qind, tarifa doganore ndryshohet dhe zëvendësohet me tarifën doganore prej 2 për qind.
Neni 3
Në seksionin I, kapitulli 2 me titull “Mishi dhe të brendshmet e ngrënshme të mishit”, në kodet 0206 10 91; 0206 10 95; 0206 10 99; 0206 22 90; 0206 2991; 0206 29 99; 0206 80 91; 0206 80 99; 0206 90 91; 0206 90 99, si dhe 0207 13 91;0207 14 91; 0207 26 91; 0207 34 10; 0207 34 90; 0207 35 91; 0207 36 81; dhe 0207 36 85, tarifa doganore prej 18 për qind ndryshohet dhe zëvendësohet me tarifën doganore prej 10 për qind.
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.