Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8313, DATË 26.3.1998, “PËR TATIMIN MBI BIZNESIN E VOGËL”

Ligji nr. 8715, datë 15 dhjetor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8715
Data e miratimit
15 dhjetor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 47, 31 dhjetor 2000
Hyn në fuqi
15 janar 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2000-12-31

LIGJ

Nr. 8715, datë 15.12.2000

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8313, DATË 26.3.1998, “PËR

TATIMIN MBI BIZNESIN E VOGËL”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8313, datë 26.3.1998 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 1 “Subjektet e tatimit të biznesit të vogël”, paragrafi i parë ndryshohet si vijon:

“Subjekt i tatimit mbi biznesin e vogël është çdo person që kryen biznes në territorin e

Republikës së Shqipërisë gjatë çfarëdo periudhe të vitit kalendarik, i cili realizon një xhiro vjetore deri

në 8 milionë lekë dhe që nuk i nënshtrohet tatimit mbi vlerën e shtuar.”

Neni 2

Neni 5 “Tarifa e tatimit” ndryshohet si vijon:

“Tatimi mbi xhiron për tatimpaguesit që realizojnë shumën nga 2 deri në 8 milionë lekë, për

çdo vit kalendarik, është 4 për qind e xhiros.”

Neni 3

Neni 6 “Deklarimi” ndryshohet si vijon:

“Deklarimi me shkrim i xhiros nga tatimpaguesi, për shumën nga 2 deri në 8 milionë lekë në

vit, bëhet deri më 28 shkurt të vitit pasardhës.

Gjatë vitit, organet tatimore detyrohen të vërtetojnë vëllimin e xhiros së realizuar. Për këtë, ato

kanë parasysh të dhënat nga arkat regjistruese, kuponat tatimor e, librat e blerjes dhe të xhiros, të

dhënat nga doganat, nga degët e thesarit etj., si dhe të dhënat e rezultuara nga fotografimet,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.