PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7928, DATË 27.4.1995 “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”
Ligji nr. 8714, datë 15 dhjetor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8714
- Data e miratimit
- 15 dhjetor 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 47, 31 dhjetor 2000
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2000-12-31
LIGJ
Nr. 8714, datë 15.12.2000
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7928, DATË 27.4.1995 “PËR
TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, ndryshuar me ligjet nr.
8070, datë 15.2.1996; nr. 8126, datë 9.7.1996; nr. 8130, datë 2 2.7.1996; nr. 8149, datë 11.9.1996; nr.
8160, datë 7.11.1996; nr. 8186, datë 23.1.1997; nr. 8201, datë 20.3.1997; nr. 8240, datë 16.9.1997; nr.
8445, datë 21.10.1999, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 26 pas paragrafit të dytë shtohet ky paragraf me këtë përmbajtje:
“Për makineritë dhe pajisjet që importohen për t’u investuar në fushën e prodhimit, të
ndërtimit dhe të telekomunikacioneve, zbatohet sistemi i shtyrjes së pagesës së TVSH-së. Sipas këtij
sistemi, TVSH-ja nuk paguhet në doganë në çastin e importit. Këshilli i Ministrave përcakton skemën
e shtyrjes së pagesës.
Neni 2
Në nenin 50, pas pikës 3 shtohen pikat 4 dhe 5, me këtë përmbajtje:
“4. Eksportuesit kanë të drejtë të kërkojnë rimbursim kur tepri ca e tyre tejkalon shumën 400
000 (katërqind mijë) lekë.
Organet tatimore bëjnë rimbursimin e tepricës kreditore të TVSH -së për këtë kategori
tatimpaguesish, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.