Për një ndryshim dhe disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, "Për sistemin e taksave vendore", të ndryshuar
Ligji nr. 67/2023, datë 21 korrik 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 67/2023
- Data e miratimit
- 21 korrik 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 116, 3 gusht 2023
- Hyn në fuqi
- 18 gusht 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 116, datë 2023-08-03
LIGJ
Nr. 67/2023
PËR NJË NDRYSHIM DHE DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9632, DATË 30.10.2006,
“PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e një
deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, bëhet një
ndryshim dhe disa shtesa si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 27, pika 3, bëhet ndryshimi dhe shtesa si më poshtë:
1. Në shkronjën “a” fjala “bujqësore” hiqet.
2. Pas shkronjës “a” shtohet shkronja “a/1” me këtë përmbajtje:
“a/1. Për ndërtimin e strukturave që destinohen për përdorim në sektorin bujqësor dhe blegtoral
dhe për objektet sportive sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për sportin, taksa e ndikimit në
infrastrukturë është jo më shumë se 1 (një) për qind e vlerës së investimit, ndërsa për Bashkinë e
Tiranës është jo më shumë se 2 (dy) për qind e saj.”.
Neni 2
Në nenin 36/1 shtohet një paragraf i ri me këtë përmbajtje:
“Për subjektet që janë në proces aplikimi për t’u pajisur me leje ndërtimi për ndërtimin e strukturave
që destinohen për përdorim në sektorin bujqësor dhe blegtoral dhe për objektet sportive sipas
përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për sportin, taksa e ndikimit në infrastrukturë është jo më shumë
se 1 (një) për qind e vlerës së investimit, ndërsa për Bashkinë e Tiranës është jo më shumë se 2 (dy) për
qind e saj.”
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.