Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”

Ligji nr. 8711, datë 15 dhjetor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8711
Data e miratimit
15 dhjetor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 47, 31 dhjetor 2000
Hyn në fuqi
15 janar 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2000-12-31

LIGJ

Nr. 8711, datë 15.12.2000

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI :

Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 14 “Shkeljet” ndryshohet si vijon:

“Kundërvajtjet administrative.

Veprimet ose mosveprimet e mëposhtme sipas kreut II të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, janë kundërvajtje administrative:

a) Mosdokumentimi i pagesave të kryera, mosllogaritja dhe mosmbajtja e tatimit në burim, si dhe fshehja ose falsifikimi i të dhënave për të ardhurat e paguara për çdo tatimpagues.

b) Mosdeklarimi dhe mosderdhja në mënyrë korrekte e detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale nga individët që detyrohen të bëjnë një gjë të tillë, në zbatim të nenit 13 të këtij ligji.

c) Mosderdhja në buxhetin e shtetit nga agjentët tatimorë të tatimit të llogaritur.

ç) Mosmbajtja e regjistrimeve për të ardhurat e paguara tatimpaguesve dhe për tatimet e mbajtura, të cilat janë transferuar në buxhet, duke përfshirë mbajtjen e regjistrimeve për çdo tatimpagues.

d) Paraqitja me vonesë e deklaratës së të ardhurave personale, e kërkuar në zbatim të nenit 13 të këtij ligji.

dh) Mospagimi i detyrimeve tatimore në afatet e përcaktuara në këtë ligj.”

Neni 2

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.