PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8449, DATË 27.1.1999, “KODI DOGANOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8473, DATË 14.4.1999
Ligji nr. 8719, datë 19 dhjetor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8719
- Data e miratimit
- 19 dhjetor 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 47, 31 dhjetor 2000
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2000-12-31
2059
LIGJ
Nr. 8719, datë 19.12.2000
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8449, DATË 27.1.1999, “KODI DOGANOR I
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8473, DATË 14.4.1999
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në pikën 4 të nenit 37 të ligjit nr.8449, datë 27.1.1999 “Kodi Doganor i Republikës së
Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr.8473, datë 14.4.1999, shtohet shkronja “c” me këtë përmbajtje:
“c) Pagesat për të drejtën e pronë sisë intelektuale (royalities ) dhe për të drejtën e licencës
(licence fee) për filmat kinematografikë të importuar në Republikën e Shqipërisë me të drejtën e
riprodhimit dhe të shpërndarjes, nuk do t’i shtohen çmimit realisht të paguar ose që duhet paguar.”
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2842, datë 23.12.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.