PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8113, DATË 28.3.1996 “PËR DEKORATAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Ligji nr. 8765, datë 2 prill 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8765
- Data e miratimit
- 2 prill 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 19, 4 maj 2001
- Hyn në fuqi
- 19 maj 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 2001-05-04
LIGJ
Nr.8765, datë 2.4.2001
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8113, DATË 28.3.1996 “PËR
DEKORATAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në nenin 1, pas fjalëve “shtetasve shqiptarë ose të huaj”, shto hen fjalët “si dhe personave
juridikë,”.
Neni 2
- Në nenin 3 pika 4, emërtimi “Mjeshtër i Madh i Punës” ndryshohet në “Mjeshtër i Madh”.
- Në po këtë nen shtohet pika 11 me këtë përmbajtje:
“11. Medalja “Për Merita të Veçana Civile”
Neni 3
Në nenin 8 titulli ndryshohet në “Urdhri “Mjeshtër i Madh””.
Neni 4
Pas nenit 14 shtohet neni 14/1 me këtë përmbajtje:
“Medalja “Për Merita të Veçanta Civile”
U jepet qytetarëve shqiptarë dhe të huaj për merita të veçanta civile në Shqipëri. Kjo medalje
do të jetë e artë.”
Neni 5
Urdhri “Mjeshtër i Madh i Punës”, i dhënë deri në hyrjen në fuq i të këtij ligji, njihet si Urdhri
“Mjeshtër i Madh”.
Neni 6
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2970, datë 18.4.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.