Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7908, DATË 5.4.1995,“PËR PESHKIMIN DHE AKUAKULTURËN”

Ligji nr. 8763, datë 2 prill 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8763
Data e miratimit
2 prill 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 19, 4 maj 2001
Hyn në fuqi
19 maj 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 2001-05-04

LIGJ

Nr.8763, datë 2.4.2001

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7908, DATË 5.4.1995,

“PËR PESHKIMIN DHE AKUAKULTURËN”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.7908, datë 5.4.1995 “Për peshkimin dhe akuakulturën” bëhet kjo shtesë:

Pas pikës 6 të nenit 27 shtohet pika 6/1 me këtë përmbajtje:

“Sipërfaqet ujore të Republikës së Shqipërisë u jepen me qira subjekteve juridike e fizike, për

të ushtruar veprimtarinë e akuakulturës intensive, me synim shfrytëzimin e këtyre sipërfaqeve mbi

bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm.

Procedurat dhe vlerat e qirasë, sipas kategorive ujore, përcak tohen me vendim të

Këshillit të Ministrave.

Për miratimin e sipërfaqeve ujore, të përcaktuara nga Ministri a e Bujqësisë dhe

Ushqimit, për dhënien me qira për qëllimin e mësipërm, të merret edhe mendimi i Komitetit të

Zhvillimit të Turizimit, i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe i Sekretariatit të Këshillit Kombëtar të

Ujit.”

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2968, datë 18.4.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep

Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.