Ligj

PËR MIRATIMIN E “MARRËVESHJES SË KONCESIONIT TË FORMËS “BOT” NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË PUBLIKE DHE PRIVATIZIMIT DHE SHOQËRISË SË TË DREJTËS TURKE “BER-ONER” PËR DISA OBJEKTE TË INDUSTRISË SË BAKRIT DHE TË KROMIT, SI DHE PËR DHËNIEN E DISA STIMUJVE DHE GARANCIVE PËR KONCESIONARIN E KËSAJ MARRËVESHJEJE”

Ligji nr. 8761, datë 2 prill 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8761
Data e miratimit
2 prill 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 30 prill 2001
Hyn në fuqi
15 maj 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 2001-04-30

LIGJ

Nr.8761, datë 2.4.2001

PËR MIRATIMIN E “MARRËVESHJES SË KONCESIONIT TË FORMËS “BOT” NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË PUBLIKE DHE PRIVATIZIMIT DHE SHOQËRISË SË TË DREJTËS TURKE “BER-ONER” PËR DISA OBJEKTE TË INDUSTRISË SË BAKRIT DHE TË KROMIT, SI DHE PËR DHËNIEN E DISA STIMUJVE DHE GARANCIVE PËR KONCESIONARIN E KËSAJ MARRËVESHJEJE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, 121 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratohet “Marrëveshja e koncesionit të formës “BOT” ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit dhe shoqërisë së të drejtës turke “Ber-Oner Madencilik San.Ve.Tic.A.S.” për disa objekte të industrisë së bakrit dhe të kromit”.

Lista e objekteve të industrisë së bakrit dhe të kromit, që jepen në koncesion, është përfshirë në këtë Marrëveshje që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Shoqëria koncesionare (tregtare), e themeluar prej palës koncesionare, përjashtohet:

a) nga detyrimet për pagimin e taksave doganore dhe të TVSH-së për makineritë, linjat dhe pajisjet që do të përdoren për investime për një afat 5-vjeçar;

b) nga detyrimi për pagimin e tatim-fitimit për pesë vite të plota ushtrimore, pas vitit të tretë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.