PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HIPOTEKIMIT PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALIT TË BUSHATIT”
Ligji nr. 8762, datë 2 prill 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8762
- Data e miratimit
- 2 prill 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 19, 4 maj 2001
- Hyn në fuqi
- 19 maj 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 2001-05-04
LIGJ
Nr.8762, datë 2.4.2001
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HIPOTEKIMIT PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALIT TË BUSHATIT”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI :
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e hipotekimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit dhe bankës kineze “EXIM Bank” për ndërtimin e Hidrocentralit të Bushatit”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2965, datë 9.4.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
MARRËVESHJE HIPOTEKIMI
Në rastin kur:
Banka Eksport-Import e Kinës (e paraqitur si “EXIM Bank”) ka rënë dakord që me anë të një Marrëveshje Kredie të Blerësit të datës 9 shkurt 2001 (që sot e tutje e cilësuar si “Marrëveshja e Kredisë”), të japë një kredi lehtësuese deri në shumën 119,728,000.00 USD (njëqind e nëntë mbëdhjetë milion e shtatëqind e njëzet e tetëmijë USD) në dispozicion të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë (që sot e tutje e cilësuar si Humarrësi), e përfaqësuar nga Ministria e saj e Financës;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.