PËR MBROJTJEN NGA ZJARRI DHE PËR SHPËTIMIN
Ligji nr. 8766, datë 5 prill 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.
- Numri
- 8766
- Data e miratimit
- 5 prill 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 19, 4 maj 2001
- Hyn në fuqi
- 19 maj 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 2001-05-04
LIGJ
Nr.8766, datë 5 .4.2001
PËR MBROJTJEN NGA ZJARRI DHE PËR SHPËTIMIN
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI :
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Misioni
1. Mbrojtja e jetës së njerëzve dhe e pronës nga rreziku i zjarrit dhe i fatkeqësive natyrore e fatkeqësive të tjera në rastet e emergjencave, është detyrë e organeve shtetërore, e ministrive dhe institucioneve qendrore, e organeve të qeverisjes vendore, e organeve të specializuara, e personave juridikë e fizikë vendas ose të huaj.
2. Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe e Shpëtimit (PMNZSH) ka si qëllim parandalimin dhe shpëtimin e jetës së njerëzve e të pronës nga rreziku i zjarrit, kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë, dhënien e asistencës teknike, si dhe ndërhyrjen në rastet e emergjencave e të fatkeqësive natyrore e fatkeqësive të tjera.
3. Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe e Shpëtimit (PMNZSH) është pjesë e administratës, në përbërje të strukturës së Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe e strukturave të prefektit. Strukturat e mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit krijohen edhe në organet e qeverisjes vendore, në objektet me rëndësi shtetërore dhe në personat juridikë e fizikë, mbështetur në normat teknike.
4. PMNZSH-ja është organ shtetëror i specializuar i gatishmërisë së përhershme.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 shkurt 2013 · 11/2013 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8766, datë 5.4.2001 “Për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.