Ligj

Për disa shtesa në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, "Për mbojtjen e tokës bujqësore", të ndryshuar

Ligji nr. 68/2023, datë 21 korrik 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
68/2023
Data e miratimit
21 korrik 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 118, 7 gusht 2023
Hyn në fuqi
22 gusht 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 118, datë 2023-08-07

LIGJ

Nr. 68/2023

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9244, DATË 17.6.2004, “PËR MBROJTJEN

E TOKËS BUJQËSORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në nenin 2 pas pikës 10 shtohet pika 11 me këtë përmbajtje:

“11. “Agrifotovoltaik” është aktiviteti mbi tokën bujqësore, ku zhvillohen njëkohësisht prodhimi bujqësor në mënyrë të pandërprerë i kombinuar me ndërtimin, shfrytëzimin, operimin, prodhimin, tregtimin, shpërndarjen dhe transmetimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme fotovoltaike (nga dielli).”.

Neni 2

Në nenin 14 pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:

“5. Në tokë bujqësore lejohet:

a) ndërtimi i infrastrukturës dhe veprave ndihmëse për prodhimin, zhvillimin, shfrytëzimin, operimin, shpërndarjen dhe transmetimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme eolike (nga era), në tokat me bonitet deri në 8 vetëm duke vijuar dhe aktivitetin bujqësor.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.