Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7971, DATË 26.7.1995 “PËR PROKURIMIN PUBLIK”, NDRYSHUAR ME LIGJET NR.8039, DATË 23.11.1995, NR.8074, DATË 22.2.1996 DHE NR.8112, DATË 28.3.1996

Ligji nr. 8767, datë 5 prill 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8767
Data e miratimit
5 prill 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 19, 4 maj 2001
Hyn në fuqi
19 maj 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 2001-05-04

LIGJ

Nr.8767, datë 5.4.2001

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7971, DATË 26.7.1995 “PËR

PROKURIMIN PUBLIK”, NDRYSHUAR ME LIGJET NR.8039, DATË 23.11.1995, NR.8074,

DATË 22.2.1996 DHE NR.8112, DATË 28.3.1996

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik”, ndryshuar me ligjet nr.8039, datë

23.11.1995, nr.8074, datë 22.2.1996 dhe nr.8112, datë 28.3.1996, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet si vijon:

“Neni 1

Ky ligj përcakton rregullat për prokurimet e mallrave, të ndërt imeve dhe të shërbimeve dhe

synon:

a) të nxisë përdorimin ekonomik dhe efektiv të fondeve publike nga entet prokuruese;

b) të nxisë pjesëmarrjen e kandidatëve në procedurat e prokurimit publik;

c) të nxisë konkurrencën në prokurim ndërmjet kandidatëve për furnizimin me mallra, për

ndërtime dhe për shërbime;

ç) të sigurojë trajtim të barabartë dhe jodiskriminues të të gjithë kandidatëve pjesëmarrës në

prokurim;

d) Të sigurojë ndershmërinë, besimin publik dhe arritjen e transparencës në prokurimin

publik.”

Neni 2

Në nenin 2 bëhen këto ndryshime:

Paragrafi i fundit ndryshohet si vijon:

““Fonde publike” do të thotë:

a) Çdo vlerë monetare e Buxhetit të Shtetit që është përcaktuar të përdoret për prokurim

publik.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.