PËR SHËRBIMIN E RUAJTJES DHE TË SIGURISË FIZIKE
Ligji nr. 8770, datë 19 prill 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 10 shkurt 2005.
- Numri
- 8770
- Data e miratimit
- 19 prill 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 23, 18 maj 2001
- Hyn në fuqi
- 2 qershor 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 2001-05-18
LIGJ
Nr.8770, datë 19.4.2001
PËR SHËRBIMIN E RUAJTJES DHE TË SIGURISË FIZIKE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Shoqëria e ruajtjes dhe e sigurisë fizike ka për mision:
a) sigurimin e objekteve publike e private në pronësi ose në përdorim të personave fizikë e
juridikë, që ushtrojnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë;
b) sigurimin dhe mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të personav e fizikë, shtetas shqiptarë ose të
huaj;
c) shoqërimin e vlerave monetare e materiale ose të sendeve të çmuara gjatë transportimit të
tyre.
Neni 2
1. Shërbimi i ruajtjes dhe i sigurisë fizike kryhet nga subjekte private të organizuara në shoqëri
tregtare nga shtetas shqiptarë ose në bashkëpunim me shtetas të huaj, të licencuar për këtë qëllim, të
cilat plotësojnë kushtet e përcaktuara në legjislacionin për shoqëritë tregtare dhe në këtë ligj.
2. Shërbimi i ruajtjes dhe i sigurisë fizike kryhet nëpërmjet marrjes së masave tekniko-
administrative për mbrojtjen e jetës së personave, të objekteve publike ose private, në pronësi ose
përdorim të personave juridikë ose fizikë, shqiptarë ose të huaj, si dhe për ruajtjen e sigurimin e
vlerave monetare e materiale ose të sendeve të çmuara gjatë lëvizjeve.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 12 shtator 2002 · 8936 · Për një shtesë në ligjin nr.8770, datë 19.4.2001 “Për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike”
- 10 shkurt 2005 · 9343 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8770, DATË 19.4.2001 "PËR SHËRBIMIN E RUAJTJES DHE TË SIGURISË FIZIKE"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.