Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë "Mjeksi e përgjithshme" në institucionet publike të arsimit të lartë
Ligji nr. 60/2023, datë 21 korrik 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 19 shtator 2024.
- Numri
- 60/2023
- Data e miratimit
- 21 korrik 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 123, 16 gusht 2023
- Hyn në fuqi
- 31 gusht 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 123, datë 2023-08-16
LIGJ
Nr. 60/2023
PËR TRAJTIMIN E VEÇANTË TË STUDENTËVE QË NDJEKIN PROGRAMIN
E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË “MJEKËSI E
PËRGJITHSHME” NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton rregulla të veçanta për trajtimin e studentëve që ndjekin programin e integruar të
studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë sipas
parashikimeve të legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë.
Neni 2
Qëllimi
Ky ligj synon sigurimin e burimeve njerëzore për kryerjen e shërbimeve të shëndetit publik në
institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet përcaktimit të rregullave për trajtimin
e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e
përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë.
Neni 3
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm nënkuptojmë:
1. “Trajtimi i veçantë” përfshin punësimin me prioritet të studentit që ndjek programin e integruar
të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë, si dhe
përfitimin nga programet sociale të strehimit.
2. “Punësim me prioritet” është nisma për t’i dhënë përparësi punësimit në institucionet e shërbimit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 19 shtator 2024 · 102/2024 · Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023, "Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë "Mjekësi e Përgjithshme" në institucionet publike të arsimit të lartë"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.