Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007, "Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme", të ndryshuar
Akti normativ nr. 9/2025, datë 1 tetor 2025, nga Ministria e Brendshme.
- Numri
- 9/2025
- Data e miratimit
- 1 tetor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 178, 6 tetor 2025
- Hyn në fuqi
- 6 tetor 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 178, datë 2025-10-06
AKT NORMATIV
Nr. 9, datë 1.10.2025
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9780, DATË 16.7.2007,
“PËR INSPEKTIMIN DHE MBROJTJEN E TERRITORIT NGA NDËRTIMET E
KUNDËRLIGJSHME”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme,
Këshilli i Ministrave
Në ligjin nr. 9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e
kundërligjshme”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
VENDOSI:
Neni 1
Pas shkronjës “b”, të nenit 3, shtohet shkronja “c”, me këtë përmbajtje:
“c) Agjencia e Zhvillimit të Territorit, në cilësinë e Sekretariatit Teknik të KKTU-së, për lejet në
kompetencë të KKTU-së, e cila bashkërendon procesin e kontrollit e monitorimit me strukturat
përgjegjëse për inspektimin.”.
Neni 2
Në nenin 5 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Shkronja “b” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) vendos gjoba, sipas llojit të shkeljeve të dispozitave ligjore në fushën e planifikimit dhe
zhvillimit të territorit. Për shkeljet e lejeve të ndërtimit në kompetencë të KKTU-së, vendos gjoba me
propozim të Sekretariatit Teknik të KKTU-së, apo të strukturës përgjegjëse qendrore për
inspektimin;”.
2. Pas shkronjës “f” shtohen shkronjat “g” dhe ”gj”, me këtë përmbajtje:
“g) Për lejet e ndërtimit në kompetencë të KKTU-së, vendos masat sipas shkronjave “b”, “ç”, “d”,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.