Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara
Ligji nr. 66/2023, datë 21 korrik 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 66/2023
- Data e miratimit
- 21 korrik 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 118, 7 gusht 2023
- Hyn në fuqi
- 22 gusht 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 118, datë 2023-08-07
LIGJ
Nr. 66/2023
PËR ADMINISTRIMIN E OBJEKTEVE TË KONFISKUARA SI NDËRTIME PA LEJE,
ME QËLLIM PËRDORIMIN E TYRE PËR INTERES PUBLIK APO STREHIM SOCIAL,
SI DHE ZBUTJEN E PASOJAVE SOCIALE TË SHKAKTUARA
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij ligji është:
a) përcaktimi i rregullave, procedurave dhe instrumenteve ligjore, financiare dhe teknike për zbutjen
e pasojave që vijnë nga ndërtimet pa leje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit, në vijim të konfiskimit
për interes publik të këtyre objekteve, në përputhje me parashikimet e ligjit për planifikimin dhe
zhvillimin e territorit dhe akteve nënligjore në zbatim të tij;
b) përcaktimi
i kompetencave dhe detyrave të autoriteteve publike përgjegjëse të përfshira në
proceset e zhvillimit dhe administrimit të objekteve të konfiskuara;
c) parashikimi i programeve që synojnë zbutjen e pasojave sociale ndaj të tretëve për shkak të
konfiskimit të objekteve.
Neni 2
Qëllimi
Ky ligj ka si qëllim:
a) rregullimin dhe zbutjen e pasojave sociale e urbane të shkaktuara nga ndërtimet për qëllim fitimi
në kundërshtim me ligjin për të tretët, që në mirëbesim i cenohen interesat pasurore nga konfiskimi i
objekteve për qëllime fitimi të ndërtuara pa leje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit, si dhe të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.