Ligj

Për ratifikimin e Marrëveshjes së garancisë ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Bankës Europiane të investimeve për projektin e transmetim-shpërndarjes së energjisë elektrike

Ligji nr. 8859, datë 7 mars 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8859
Data e miratimit
7 mars 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 7, 5 prill 2002
Hyn në fuqi
20 prill 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 2002-04-05

LIGJ

Nr. 8859, datë 7.3.2002

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GARANCISË NDËRMJET QEVERISË SË

REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE PËR

PROJEKTIN E TRANSMETIM-SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE

Në mbështetje të neneve 78, 81, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e garancisë ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe

Bankës Europiane të Investimeve për projektin e transmetim-shpërndarjes së energjisë elektrike”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3266, datë 19.3.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep

Meidani

MARRËVESHJE

GARANCIE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE

Kjo Marrëveshje është lidhur midis:

Republikës së Shqipërisë, e cila përfaqësohet në këtë Marrëveshje

nga Ministri i Financave Z. Anastas Angjeli,

Që në këtë Marrëveshje njihet “Garantuesi”

Palë e parë

dhe

Banka Europiane e Investimeve me qendër në Luksemburg,

e përfaqësuar nga Mr.Ewald Nowotny, Zëvendëspresident,

që në këtë Marrëveshje njihet “Banka”

si Palë e dytë

Ndërsa:

- Në 22 dhjetor 1999 Bordi i Guvernatorëve të Bankës, me kërkesën e Këshillit të Bashkimit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.