Për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për rregullimin e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Federatës Ruse për kreditë e dhëna më
Ligji nr. 8860, datë 7 mars 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8860
- Data e miratimit
- 7 mars 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 7, 5 prill 2002
- Hyn në fuqi
- 20 prill 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 2002-04-05
LIGJ
Nr. 8860, datë 7.3.2002
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË FEDERATËS RUSE PËR RREGULLIMIN E BORXHIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NDAJ FEDERATËS RUSE PËR KREDITË E DHËNA MË PARË
Në mbështetje të neneve 78, 81, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për rregullimin e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Federatës Ruse për kreditë e dhëna më parë”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3267, datë 19.3.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani
MARRËVESHJE
MIDIS QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË FEDERATËS RUSE PËR RREGULLIMIN E BORXHIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
NDAJ FERDERATËS RUSE PËR KREDITË E DHËNA MË PARË
HYRJE
Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Federatës Ruse, të quajtura më poshtë Palë,
në përputhje me kushtet e Memorandumit shumëpalësh mbi reduktimin dhe ristrukturimin e borxhit të Republikës së Shqipërisë (më tej quhet Memorandumi shumëpalësh), nënshkruar më 22 korrik të vitit 1998 në qytetin e Parisit nga përfaqësuesit e qeverive të shteteve kreditore pjesëmarrëse të Klubit të Parisit,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.