Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes për zbatimin e ligjit ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”

Ligji nr. 8864, datë 14 mars 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8864
Data e miratimit
14 mars 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 7, 5 prill 2002
Hyn në fuqi
20 prill 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 2002-04-05

LIGJ

Nr. 8864, datë 14.3.2002

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES PËR ZBATIMIN E LIGJIT NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja për zbatimin e ligjit ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, nënshkruar në Tiranë më 10.1.2002.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3271, datë 19.3.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

MARRËVESHJE

PËR ZBATIMIN E LIGJIT MIDIS QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË

DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

I.Të përgjithshme

Qeveria e Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga Zëvendëskryeministri Skënder Gjinushi dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (QSHB), e përfaqësuar nga e Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane Elizabeth W. Shelton, kanë rënë dakord së bashku për të ngritur dhe mbështetur një projekt të hartuar për të nxitur zbatimin e ligjit në Shqipëri.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.