Për ratifikimin e “Traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës”..
Ligji nr. 8866, datë 14 mars 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8866
- Data e miratimit
- 14 mars 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 8, 5 prill 2002
- Hyn në fuqi
- 20 prill 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 2002-04-05
LIGJ
Nr. 8866, datë 14.3.2002
PËR RATIFIKIMIN E “TRAKTATIT TË MIQËSISË DHE BASHKËPUNIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË SPANJËS”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës”, nënshkruar në Tiranë më 22.11.2001.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3273, datë 19.3.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani
TRAKTATI
I MIQËSISË DHE BASHKËPUNIMIT MIDIS REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË SPANJËS
Republika e Shqipërisë dhe Mbretëria e Spanjës, të quajtura më poshtë Palë Kontraktuese:
Të frymëzuara nga ndjenja të thella miqësie dhe respekti të ndërsjellë midis dy popujve,
Të angazhuara vendosmërisht në detyrën për të kontribuar në vendosjen e një rendi ndërkombëtar më të drejtë, human, paqësor dhe demokratik,
Të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë e tyre për ruajtjen e paqes në Europë dhe në botë dhe të vendosura të zbatojnë qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara,
Dhe
Duke ritheksuar besnikërinë e tyre ndaj angazhimeve që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.