Ligj

Për ratifikimin e “Konventës ndërkombëtare për luftën kundër financimit të terrorizmit”

Ligji nr. 8865, datë 14 mars 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8865
Data e miratimit
14 mars 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 7, 5 prill 2002
Hyn në fuqi
20 prill 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 2002-04-05

LIGJ

Nr. 8865, datë 14.3.2002

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS NDËRKOMBËTARE PËR LUFTËN KUNDËR FINANCIMIT TË TERRORIZMIT”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Konventa ndërkombëtare për luftën kundër financimit të terrorizmit” e datës 9.12.1999.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3272, datë 19.3.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

KONVENTA

NDËRKOMBËTARE PËR LUFTËN KUNDËR FINANCIMIT TË TERRORIZMIT

Kombet e Bashkuara

1999

Preambula

Shtetet Anëtare të kësaj Konvente,

Duke pasur parasysh qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare dhe nxitjen e marrëdhënieve të mira të fqinjësisë, të miqësisë dhe bashkëpunimin midis Shteteve,

Të shqetësuar thellësisht për zhvillimin mbarëbotëror të akteve të terrorizmit në të gjitha format dhe manifestimet e tij,

Duke kujtuar Deklaratën me rastin e përvjetorit të pesëdhjetë të Kombeve të Bashkuara, të përfshirë në Rezolutën 50/6 të Asamblesë së Përgjithshme të 24 tetorit 1995,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.