Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7908, datë 5.4.1995 "Për peshkimin dhe akuakulturën"

Ligji nr. 8870, datë 21 mars 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8870
Data e miratimit
21 mars 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 21 prill 2002
Hyn në fuqi
6 maj 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2002-04-21

LIGJ

Nr. 8870, datë 21.3.2002

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7908, DATË 5.4.1995 "PËR PESHKIMIN DHE AKUAKULTURËN"

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7908, datë 5.4.1995 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2:

1. Shkronja "b" ndryshohet si më poshtë:

"b) Të organizojë menaxhimin në sektorët e peshkimit dhe të akuakulturës nëpërmjet përfshirjes së komuniteteve të peshkimit në proceset e vendimmarrjes dhe të bashkëmenaxhimit të burimeve të peshkimit.".

2. Pas shkronjës "dh" shtohet shkronja “e” si më poshtë:

"e) Të sigurojë funksionimin dhe menaxhimin e porteve dhe të qendrave të peshkimit.".

Neni 2

Në nenin 3, pas shkronjës "g" shtohen shkronjat si më poshtë:

"gj) Me "Organizatë" kuptohet Organizata e Menaxhimit të Peshkimit, e krijuar sipas nenit 26 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe të nenit 31/1 të këtij ligji;

h) Me "Port peshkimi" kuptohet një port ose liman që përdoret për peshkim, përfshirë edhe sjelljen në tokë nga mjetet e lundrimit të organizmave ujorë, apo një zonë e përcaktuar brenda një porti tregtar, që përdoret për qëllime të tilla, së bashku me tokën, ndërtesat dhe strukturën përkatëse.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.