Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”
Ligji nr. 8813, datë 13 qershor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8813
- Data e miratimit
- 13 qershor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 26 qershor 2002
- Hyn në fuqi
- 11 korrik 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2002-06-26
LIGJ
Nr. 8813, datë 13.6.2002
PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7905, DATË 21.3.1995 “KODI I
PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”
bëhen këto shtesa e ndryshime:
Neni 1
Neni 13 ndryshohet si vijon:
"Neni 13
Gjykatat penale të shkallës së parë dhe përbërja e tyre
1. Veprat penale gjykohen në shkallë të parë nga gjykatat e rre theve gjyqësore, gjykatat për
krime të rënda , gjykatat ushtarake dhe Gjykata e Lartë, sipas rregullave dhe përgjegjësive të caktuara
në këtë Kod.
2. Në gjykatat e rretheve gjyqësore gjykohen nga një gjyqtar:
a) veprat penale për të cilat pa rashikohet dënim me gjobë ose m e burgim në maksimum jo më
shumë se 7 vjet;
b) kërkesat e palëve gjatë hetimit paraprak;
c) kërkesat për ekzekutimin e vendimeve;
ç) kërkesat për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja.
Veprat e tjera penale gjykohen me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë.
3. Gjykatat për krimet e rënda gjykojnë me trup gjykues të përbërë nga pesë gjyqtarë.
4. Gjykimi i të miturve bëhet nga seksionet përkatëse, të kriju ara në gjykatat e rretheve
gjyqësore, të përcaktuara me dekret të Presidentit.".
Neni 2
Neni 14 ndryshohet si vijon:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.