Ligj

Për një ndryshim në ligjin nr. 8810, datë 17.5.2001 “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të Shoqërisë Anonime “Albtelecom

Ligji nr. 8912, datë 13 qershor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8912
Data e miratimit
13 qershor 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 32, 4 korrik 2002
Hyn në fuqi
19 korrik 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 2002-07-04

LIGJ

Nr. 8912, datë 13.6.2002

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8810, DATË 17.5.2001 “PËR PËRCAKTIMIN E

FORMËS DHE TË STRUKTURËS SË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË SHOQËRISË

ANONIME “ALBTELECOM””

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8810, datë 17.5.2001 “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së

privatizimit të shoqërisë anonime “Albtelecom”” bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 6 të ligjit nr.8810, datë 17.5.2001, emërtimi “Ministr ia e Ekonomisë Publike dhe

Privatizimit” ndryshohet dhe zëvendësohet me “Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Transportit dhe

Telekomunikacioneve”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3384, datë 26.6.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep

Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.